E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajzat e mbulura nuk do të përjashtohen më nga shkollat

Kështu vendimi i një viti më parë i ish-ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, do të hidhet përfundimisht poshtë. Një grup deputetësh, kanë paraqitur në Kuvend një draft, sipas të cilit lejohet shfaqja e besimit. Projekligji në fjalë pritet të futet së shpejti në axhendën e Kuvendit, për t’u miratuar. Në Nenin 10 të projektligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, parashihet ndalimi i diskriminimit. “Ndalohet diskriminimi lidhur me ushtrimin e së drejtës dhe lirisë së ndërgjegjes e të fesë, veçanërisht, kur ka të bëjë me shprehjen e tyre nëpërmjet fjalëve ose paraqitjes”, thuhet në pikën e parë të këtij neni. Në Nenin 17 të këtij drafti parashikohet e drejta e çdo njeriu, pavarësisht besimit apo fesë për të ndjekur shkollën. “Ndalohet t’i refuzohet një personi ose një grupi personash pranimi në një institucion arsimor publik”, shkruhet në pikën dy të këtij neni. Rastet e vajzave të mbuluara me shami, kur janë përjashtuar nga shkolla janë hasur shpesh vitet e fundit. Edhe pse në Kushtetutë lejohet praktimi i fesë, disa drejtorë shkollat të frymëzuar nga ide të izoluara, kanë përjashtuar nga mësimi vajza praktikante.  Megjithëse në këtë kohë, nuk duhej të ishte më temë bisede liria për të shprehur fenë, ashtu sikurse ndodh në të gjitha vendet demokratike, në vendin tonë, duhen miratuar ende ligje për të penguar diskriminin. Në Nenin 33 të këtij drafti parashikohet se “një person ose një grup personash që pretendojnë se janë diskriminuar, ose një organizatë me interesa legjitime që pretendon diskriminim në emër të një personi apo grupi personash mund të paraqesë ankesë së bashku me provat e disponueshme para komisionerit, me shkrim, ose në raste përjashtimore, gojarisht në mënyrë që të mund të mbahet procesverbal. Organizata me interesa legjitime paraqet prokurë të posaçme për të përfaqësuar personin ose grupin e interesave. Me marrjen e ankesës komisioneri vërteton faktet. Për këtë qëllim, komisioneri mund t’u kërkojë ankuesit dhe personit kundër të cilit është drejtuar ankesa të paraqesin parashtrime me shkrim brenda 30 ditëve nga dita që bëhet kjo kërkesë.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›