Australian Open, kualifikohen Djokovic, Rublev e Rune

Novak Djokovic zgjat numrin e fitoreve radhazi në Melburn pasi siguroi çerekfinalet e turneut duke mundur bullgarin Grigor Dimitrov me shifrat 7-6, 6-3, 6-4. Tenisti serb shfaqi përsëri probleme fizike pasi vuajti nga dënmtimi që pësoi në kofshën e majtë. Pas setit të parë që zgjati plot 78’ Nole kërkoi ndihmën e mjekëve për ta ndihmuar që të kalonte dhimbjet. Edhe pse jo në formën e vet maksimale serbi arriti fitoren e 37 radhazi në tokën australiane aty ku nuk humb prej 2018. Në çerekfinale serbi do të ndeshet me ishullin vendas De Minaur.
Në ndeshjet e tjera Holger Rune mundi në tre sete francezin Ugo Humbert me shifrat 6-4, 6-2 7-6. Suksesi ishte i vështirë për danezin 19-vjeçar pasi në fillimin e setit të dytë pësoi një dëmtim të rëndë në kavilje. Në çerekfinale Rune do të ndeshjet me rusin Andrey Rublev, i cili mundi britanikun Daniel Evans.
Ndeshjet e turit të tretë:
- Rublev-Evans 6-4, 6-2, 6-3
- De Minaur-Bonzi 7-6, 6-2, 6-1
- Rune-Humbert 6-4, 6-2, 7-6
- Wolf-Mmoh 6-4, 6-1, 6-2
- Shelton-Popyrin 6-3, 7-6, 6-4
- Paul-Brooksby 6-1, 6-4, 6-3
- Djokovic-Dimitrov 7-6, 6-3, 6-4
- Bautista Agut-Murray 6-1, 6-7, 6-3, 6-4