Vritet në Ukrainë ish-pjesëtari i Marinës amerikane
Një ish-pjesëtar i Marinës së SHBA-së u vra në Ukrainë këtë javë, konfirmoi një zyrtar i Marinës për CBS News të premten. Daniel W. Swift u vra në Ukrainë të mërkurën, tha zyrtari.
Ai ka qenë në statusin e dezertorit aktiv që nga 11 marsi 2019. Zyrtari nuk e dinte se kur dhe pse Sëift shkoi në Ukrainë.
Swift ishte një operator i luftës speciale i klasit 1 që u regjistrua në Marinën e SHBA në vitin 2005.
Sipas biografisë së tij ushtarake, Swift ishte stacionuar së fundmi në Coronado, Kaliforni, dhe kishte qëndruar gjithashtu edhe në Alaska, Illinois, Florida dhe Gjeorgji.
Swift është amerikani i fundit që ka vdekur në Ukrainë që kur Rusia nisi ofensivën e saj gati një vit më parë.
/rtsh.al/