Austri Gjykata synon degjimin e Kadirovit lidhur me nje vrasje

Nje gjykate austriake njoftoi sot se deshiron ta marre ne pyetje presidentin e Cecenise Ramzan Kadirov nepermjet nje video konference lidhur me vrasjen e disidentit cecen Umar Israilov ne Vjene.
Israilov ish pjesetar i sherbimeve te sigurise se presidentit Kadirov qe kishte ikur dhe kerkuar azil ne Austri eshte vrare ne Vjene ne janar te vitit 2009. Per kete rast aktualisht tre vete jane ne gjyq ne Austri te akuzuar per pjesemarrje ne vrasje.
Policia austriake ka dyshime se Kadirovi vete ka dhene urdher per rrembimin e Israilovit por thote se i mungojne provat per ta akuzuar ate.