Thaci Partite politike te zhvillojne nje fushate te ndershme

Partise Demokratike te Kosoves i jane bashkuar 50 profesore dhe asistente te Universitetit te Prishtines. Sipas Thacit PDK eshte nje familje e madhe e cila ka ditur te krijoje institucione dhe ti ruaje ato edhe kur Lidhja Demokratike e Kosoves ka ditur ta braktise qeverine.
PDK-ja sipas Thacit nuk eshte vetem parti politike por edhe levizje popullore ne te cilen kane vend te gjitha shtresat e shoqerise.
Sipas kryetarit te PDK-se kjo parti do te fitoje zgjedhjet e 12 dhjetorit per faktin se ajo eshte partneri me serioz i SHBA-se.
Nderkohe Thaci u shpreh i bindur ne fitoren e PDK-se ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ai ne rolin e kryeministrit kerkoi nga partite politike qe te zhvillojne nje fushate te ndershme qe do te ishte shembull edhe per vendet tjera.