E Enjte, 5 Nëntor 2026

Austri/ Nderohen dy sportistë që shpëtuan një polic dhe një grua

Dy luftëtarë të arteve marciale janë nderuar në Austri, pasi kaluan përmes plumbave për të shpëtuar një polic të plagosur. Mikail Ozen dhe Rexhep Gultekin, përveç policit, i shpëtuan jetën edhe një gruaje. Ata janë pritur nga ambasadori turk në Vjenë dhe janë vlerësuar me medalje. Edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka telefonuar dy të rinjtë turq të cilët jetojnë në Austri. Mediat turke raportojnë se presidenti është se është krenar për veprimin që kanë bërë, ndërsa i këshillon të ndihmojnë austriakët.

“Vazhdoni të ndihmoni austriakët. Ata mund të mos na kuptojnë, por ne i kuptojmë ata. Nuk u kujdesëm për fenë e tyre, nuk shikuam sektin e tyre. Ne thamë: “Na mjafton të jemi njerëz”. Ju nuk keni asnjë mëkat përveç të qenit mysliman, në sytë e tyre. Por për ne, të jesh mysliman është burimi më i rëndësishëm i krenarisë. Ne bëmë luftën më të madhe kundër terrorizmit. Unë jam i sigurt që ju do të jeni përfaqësues të mirësisë, paqes dhe bukurisë, kudo që të jeni. Në emër të kombit tim, familjes time dhe vetes time, ju falënderoj! Zoti qoftë i dashur dhe ndihmës. Përshëndetje për të gjithë familjen”, ka thënë presidenti Erdogan. /rtsh.al 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›