Itali, tjetër shifër rekord e të infektuarve me COVID-19, regjistrohen 353 viktima

Italia vazhdon të regjistrojë shifra dramatike të rasteve të reja me COVID, si dhe të viktimave. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit në vendin fqinj 28 244 persona rezultuan pozitivë, nga 22,253 që ishin një ditë më parë.
Ndërkohë 353 persona kanë humbur jetën, shifra më e lartë që prej fillimit të muajit maj. Në total në shtetin fqinj kanë rezultuar pozitivë 759,829 persona, 39,412 prej të cilëve kanë humbur jetë. Në 24 orët e fundit kanë fituar betejën me koronavirusin 6258 persona, duke shënuar një total prej 302 275 të shëruarish. /rtsh.al