Austri ne pranga ish-kryeministri kroat

Nuk ka zgjatur shume arratia e ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader. Sanader eshte prangosur ne Austri ne baze te nje urdher-arresti nderkombetar te leshuar nga autoritetet kroate.
Lajmi i prangosjes se ish-kryeministrit eshte publikuar mbremjen e sotme nga mediat kroate. Sanader akuzohet nga drejtesia vendase per korrupsion dhe abuzim me detyren akuza keto qe ne rast se vertetohen mund ti kushtojne atij disa vite burg.
Ekspertet flasin per nje procedure te komplikuar ekstradimi te Sanader e cila mund te zgjase disa jave madje muaj.
Kroacia pas ardhjes ne pushtet te kryeministres Jadranka Kosor dhe ne prag te anetaresimit ne BE i ka shpallur lufte te pakompromiste korrupsionit ku pas hekurave deri me tani kane perfunduar ish-ministra e ish-zyrtare te larte vendas. Sanader ne rast burgosjeje do ti bashkohej kesaj liste.