Thaci Ne 12 dhjetor fitorja eshte e jona

Hashim Thaci kryetar i Partise Demokratike te Kosoves nuk reshti se premtuari per rreth 45 minuta mitingun perfundimtar te partise ne kryeqytetin kosovar.
Ai ka qene i vetmi qe ka folur nga zyrtaret e partise dhe ka shpallur fitoren e PDK-se ne zgjedhjet e 12 nentorit.
Thaci i shoqeruar me ovacione te shumta qe shpesh kane pamundesuar degjimin e fjalimit te tij ka premtuar hapjen e 5 universiteteve te tjera publike ne qytete te ndryshme.
Nderkaq duke i bere nje rezyme te gjitha premtimeve partiake ka thene se ne vit do te kete ne buxhetin e Kosoves 150 milione euro me shume nga lufta e kriminalitetit.
Edhe nje here Thaci ka premtuar rritjen e pagave per 50 perqind duke thene se dita e zgjedhjeve eshte nje dite historike pas pavaresise se Kosoves.