E Diel, 1 Nëntor 2026

Austria: Shqiperia, se shpejti pa viza Denis Dedej

Shqiptaret do te levizin se shpejti pa viza ne hapesiren Shengen. Mbeshtetja eshte dhene dje nga ministri i Puneve te Jashtme te Austrise, Michael Spindelegger. Gjate nje takimit te zhvilluar ne Vjene, me ministrin e Jashtem te Shqiperise, Ilir Meta, kreu i diplomacise austriake vleresoi se progresi qe ka bere Shqiperia gjate kesaj kohe te shkurter, eshte i dukshem dhe konkret. Ne fjalen e mbajtur ne kete takim, Spindelegger theksoi se dorezimi i Pyetesorit eshte nje arritje e madhe dhe eshte pergatitur ne kohe rekord. Kjo, sipas tij, tregon me se miri vullnetin dhe ambicien e Shqiperise per t'u bere sa me pare anetare e Bashkimit Evropian. "Vleresoj progresin e prekshem te Shqiperise per realizimin e detyrimeve te Udherrefyesit. Se shpejti qytetaret shqiptare do te udhetojne pa viza ne Evrope", shprehu besimin ministri i Jashtem i Austrise, duke garantuar mbeshtetjen e plote dhe te fuqishme te shtetit te tij, per kete proces. Nga ana e tij, ministri i Jashtem i Shqiperise, vuri ne dukje marredheniet e shkelqyera mes Shqiperise dhe Austrise, te cilat bazohen ne nje tradite te thelle miqesie dhe bashkepunimi. Ai theksoi rritjen e investimeve austriake ne Shqiperi dhe shprehu vullnetin e qeverise shqiptare per te mirepritur te tjere investitore te rendesishem, ne te ardhmen. Njekohesisht kreu i diplomacise shqiptare, vuri ne dukje se Shqiperia sapo ka dorezuar pergjigjet e Pyetesorit te Komisionit Evropian, per te cilat ka pasur nje angazhim te jashtezakonshem nga te gjithe aktoret e perfshire ne kete proces. Ai beri gjithashtu nje pasqyre te arritjeve te Shqiperise, ne kuader te plotesimit te detyrimeve te udherrefyesit per liberalizimin e vizave, proces qe tashme gjendet ne prag te mbylljes me sukses te tij. "Shqiperia i ka plotesuar te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga procesi i liberalizimit te vizave, te cilin Shqiperia e meriton ne baze te standardeve te arritura", nenvizoi zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta. Me tej, zyrtari i larte shqiptar vleresoi mbeshtetjen e madhe qe ministri Spindelegger, ne bashkepunim me homologet e tij grek dhe slloven, i kane dhene ne pergjithesi integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor, ne Bashkimin Evropian dhe ne vecanti realizimit te levizjes pa viza, te te gjithe qytetareve te rajonit drejt zones Shengen. Me tej, dy personalitet diskutuan mbi situaten ne rajon dhe ndane mendimin se Konferenca e Sarajeves do t'i jape nje shtyse te fuqishme proceseve integruese, por edhe procesit te reformave te brendshme ne vendet e rajonit. Ndersa Spindelegger vleresoi rolin aktiv dhe konstruktiv qe Shqiperia luan ne rajon, ne dobi te paqes, sigurise, stabilitetit dhe prosperitetit ne rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›