E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Austria, mbështetëse e palëkundur e proceseve integruese të Shqipërisë”

Ambasadori Klaus Derkowitsch garanton Kryeparlamentaren Jozefina Topalli

TIRANE – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takoi dje ambasadorin e Austrisë,  Klaus Derkowitsch, me rastin e mbarimit të mandatit diplomatik në vendin tonë.
Ambasadori Derkowitsch, duke i përcjelle urimet e tij më të mira për fitoren  në zgjedhjet e 28 qershorit, u shpreh se, “Largohem nga Shqipëria , jo vetëm me një përvojë nga më të mrekullueshmet në karrierën shumëvjeçare”.
Më tej Derkowitsch shtoi se, jam mikëpritur ngrohtësisht nga njerëz dhe politikanë mendjehapur, por edhe  si dëshmitar i një ritmi dinamik të ndryshimeve  të Shqipërisë me një progres të dukshëm në këtë katër vjeçar.
Kryetarja e Kuvendit Topalli, i shprehu mirënjohjen  e saj për lidhjet  historike e miqësore, mbështetjen e vazhdueshme  që Austria vazhdon t’i japë  Shqipërisë në të gjitha fushat. Lidhur me qëndrimin më të fundit të Ministrit të Jashtëm  të Austrisë Spindeleger ajo vlerësoi mbështetjen e vendosur që Austria i jep proceseve integruese të Shqipërisë dhe përpjekjeve  për arritjen e standardeve të  kërkuara për anëtarësimin e saj  në BE.
Nga ana e tij, Ambasadori Derkowitsch u shpreh  se “Austria  do të mbetet mbështetëse e palëkundur  e proceseve integruese dhe procesit të liberalizimit të vizave të Shqipërisë”. Ai vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë Shqiptare për krijimin e kushteve të favorshme për investitorët austriakë në sektorë strategjikë të ekonomisë   si në energji , banka, sigurime shoqërore e  këshillim juridik dhe në  mënyrë të veçantë në fushën e edukimit , kulturës dhe turizmit.
Duke e përgëzuar për këtë fund karriere të suksesshëm me qëndrimin e tij në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi punën dhe angazhimin e ambasadorit Derkoëitsch për konsolidimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të shkëlqyera politike e ekonomike midis dy vendeve tona.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›