E Diel, 1 Nëntor 2026

Autobiografia TonyBlair Kosova permua ceshtje morale

TIRANE- Libri i ish kryeministrit te Britanise se Madhe Tony Blair qe tashme ndodhet ne duart e lexuesve i kushton rreth 30 faqe Kosoves. Sipas BBC ne kapitullin e quajtur Kosova Blair shkruan se si ne Britani njerezit jane te bindur se nje nga episodet e tij te suksesshme te qeverisjes ishte roli ne bombardimin e Serbise nga forcat e NATO-s ne vitin 1999 per shkak te spastrimit etnik te Kosoves.

Ai sqaron se insistimi i tij per nje zgjidhje te tille kishte vene ne presion edhe marredheniet e shkelqyera personale me presidentin e atehershem amerikan Bill Klinton. Amerikanet ndryshe nga kryeministri britanik nuk ishin aq te interesuar per zgjidhje ushtarake.

Blair po ashtu shkruan se e kishte kritikuar Klintonin pse ne shtypin amerikan atehere ishin shfaqur tekste ne te cilat flitej se kryeministri britanik po ben presione ndaj SHBA qe te pranoje nderhyrjen e forcave kembesore ne Kosove nese sulmet ajrore nuk japin rezultate.

Ai shkruan se per te Kosova ishte ceshtje morale dhe se nderhyrja ushtarake e forcave te NATO-s ne ate periudhe ishte e nevojshme.
Blair thote se ne nje moment te pare motivi i tij kryesor per te kerkuar nderhyrje ushtarake per Kosoven ishte zemerimi per shkak te asaj qe ndodhte atehere ne Kosove.
Sidoqofte Blair shkruan se Kosova i ka mesuar nje varg leksionesh per pushtetin per udheheqjen dhe per vetveten.

ldquoKur lexon sot materialet nga ajo kohe dhe mendon se si eshte zhvilluar situata krenohemrdquo thote Blair.
Nderkohe Serbia e sotme nuk permendet ne librin e Blair dhe as ceshtja e pavaresise se Kosoves.
e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›