E Diel, 1 Nëntor 2026

Hondurasi shtetii 70-te qe njehpavaresine e Kosoves

PRISHTINEuml- Hondurasi vendi i 70-te qe njeh Kosoven. Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosoven shtet te pavarur dhe sovran njofton Ministria e Puneve te Jashtme te Kosoves. Vendimi per njohjen e Kosoves i eshte kumtuar sot Ministrit te Puneve te Jashtme te Republikes se Kosoves Skender Hyseni nga Ministri i Jashtem i Republikes se Hondurasit Mario Canahuati.

Ministri Hyseni dhe Ministri Canahuati gjate nje bisede te gjate dhe te perzemert telefonike u pajtuan gjithashtu qe menjehere te fillojne procedurat per vendosjen e marredhenieve diplomatike midis dy vendeve.

Duke e falenderuar ne emer te popullit dhe te institucioneve te Republikes se Kosoves Ministri Hyseni theksoi perkushtimin e Republikes se Kosoves per te ndertuar bashkepunim dhe marredhenie te ngushta me kete vend. Nderkaq Ministri Canahuati theksoi se Hondurasi eshte i vendosur qe ta perkrahe Republiken e Kosoves ne te gjitha rrafshet dhe institucionet nderkombetare si nje vend mik me te cilin ka vendosur te ndertoje marredhenie te forta dhe te qendrueshme miqesore dhe diplomatike. Se bashku me Hondurasin numri i njohjeve te Kosoves rrumbullakoset ne 70.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›