E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobiografia e Paautorizuar e Assange, një dështim

Përkundër gjithë zhurmës për autobiografinë e paautorizuar të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, libri ka shitur vetëm 644 kopje në tri ditët e para të daljes në shitje, duke rezultuar një dështim për nga pritshmëritë.

Ndërsa Assange kishte kaluar me dëshirë më shumë se 50 orë duke u intervistuar për librin dhe kishte bashkëpunuar me botuesit e Canongate, ai më vonë ndryshoi mendje.

Assange tërhoqi dëshminë dhe autorizimin e tij për librin, por shtëpia botuese Canongate vendosi ta publikojë atë, nën titullin; Julian Assange: Autobiografia e Paautorizuar.

Polemikat që përfshinë Assange dhe shtëpinë botuese para publikimit të librit u mendua se rritën interesin për të, por sipas Nielsen BookScan, libri u rendit në vendin e 50-të si libri më i shitur i dites, ndërsa i 537-i në klasifikimin e përgjithshëm të javës.

Pavarësisht se botuesit kanë thënë se performanca në shitje e librit është një maratonë dhe jo një vrap i shpejtë, njerëzit duket se nuk janë shumë të interesuar për detajet e jetës së Assange, specialistët e justifikojnë me faktin se, gjithçka nga jeta e tij njerëzit e kanë marrë nga interneti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›