Shtatzënë, para altarit

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 15:02
Adelina Thaçi nuk është e para këngëtare që martohet duke mbajtur në bark fëmijën e saj të parë. Siç kanë treguar çifti, fëmija është vajzë.
Adelina nuk e ka aspak problem që para altarit të dalë me barkun plot, pasi para saj edhe shumë këngëtare të tjera kanë qenë shtatzëna para se të martoheshin.
Soni Malaj po bashkëjeton me Mirkon në Spanjë, Edona Llalloshi u martua me Gazmend Fejzullahun gjatë kohës kur priste të lindte vajza e tyre Doa, si dhe shumë këngëtare e femra të njohura të ekranit presin të lindin e disa prej tyre kanë lindur, ku të martuara e ku në bashkëjetesë.