E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobuse per nxenesit probleme me transportin

Drejtuesit e shkollave private i kane kerkuar kryetarit te bashkise te mundesohet ngritja e shoqerive te autobuseve per transportin e nxenesve ne shkolla private dhe ata te kalojne ne korsite e dedikuara pasi nxenesit vonohen per shkak te trafikut apo ka dhe pasiguri pasi transportohen nga individe qe kane nje mjet me te cilet kryejne edhe sherbime te tjera.

Kryetari i bashkise Edi Rama i ka kerkuar drejtuesve te shkollave jopublike te hartojne secili nje draft ku te parashtrojne kerkesat e tyre me qellim qe problemi i transportit te nxenesve ne shkollat jopublike te marre nje zgjidhje institucionale.

Ka mjete qe jane konform Kodit Rrugor por ka nga ata qe e shkelin. Ka mjete qe jane te mbingarkuara dhe ne synojme qe te kemi mjete me drejtues te vetedijshem qe roli i tyre eshte i rendesishem tha Rama.

Drejtues te transportit te bashkine e Tirane kerkojne qe prane cdo shkolle te vendoset nje menaxher i cili mund te jete nje arsimtar qe si pune te dyte te beje analizen e vendbanimit te nxenesve si dhe te shoqeroje nxenesit deri ne mberritjen e tyre ne destinacion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›