E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat liberalizim por edhe rregulla

Bashkimi Evropian i druhet nje ikje masive te shqiptareve drejt vendeve te Evropes ashtu sikurse ndodhi me shqiptaret e Maqedonise dhe ato te Serbise ne fund vitin e shkuar.

Ne kete kontekst Tiranes zyrtare i kerkohet siguri nga vendet e BE-se vecanerisht nga Franca e cila deri diku edhe pse jo zyrtarisht eshte shprehur kunder ketij procesi. Per kryeministrin e Shqiperise kryefjala e fjalimeve te tij kohet e fundit jane vizat dhe masat qe duhet te merren per te mos lejuar ikjet masive te shqiptareve pas dhjetorit.

Gjate mbledhjes se sotme te grupit parlamentar te partise se tij Berisha porositi te tijet qe te zhvillojne takime me zgjedhesit per ti informuar ata se cdo te thote liberalizim vizash.

Une do te kerkoja nga ju dhe me kryetaret e grupeve te punes qe te ndermerrni takimet me intensive me zgjedhesit tuaj ne menyre qe te qartesoni cdo element te ketij procesi. Se pari ne rrafshin moral ketij vendimi qe ka te beje ne thelb me dinjitetin e cdo shqiptari qytetaret shqiptare do ti pergjigjen ne menyren dinjitoze. E them kete dhe kam bindjen e plote qe keshtu do te ndodhe por edhe ne duhet te bejme te gjithe qartesimin se keto jane keto jane viza per 90 dite ashtu sic kemi bere me spotin publicitar ne televizione por kur e bejme ne takime direkte njerezore i japim edhe peshe me te madhe theksoi Berisha para deputeteve te PD-se.

Nje nga format per te bindur qytetaret jane edhe fletepalosjet qe sipas kryeministrit duhet te shperndahen nga vullnetare ne pika kyce si ne tregje per te percuar mesazhin se cdo te thote liberalizim vizash dhe cilat jane lirite qe ofron ky proces.

Jane edhe te gjitha rrjetet televizive lokale qe e bejne nje qartesim te tille por qartesimi teknik eshte jashtezakonisht dhe duhet ta marrim si pergjegjesi para zgjedhesve tane per ta bere te plote kete qartesim domethenien e gjithe procesit. Ndonese kam bindjen e madhe qe njerezit e kane kete tha me tej kreu i qeverise.

Nga heqja e vizave cdo qytetar shqiptar mund te udhetoje ne te gjitha vendet e zones Shengen te Bashkimit Evropian per 90 dite e pas kesaj nese ata nuk largohen atehere merren masa per largimin me force.

Liberalizimi i vizave nuk do te thote mundesi punesimi ne vendet Shengen as mundesi studimesh afatgjata per me teper se 3 muaj as bashkim familjar si proces automatik. Nga ky proces perfitojne te gjithe ata qe jane pajisur me nje pasaporte biometrike. /S.Lleshi/Start/

2010-10-11 1328

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›