E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobusët e Kombinatit,urbanët relikë të Tiranës


Kinostudio kombinat maternitet vlerash urbane.
Kjo këngë rebele disi ndryshe, ish dikur kënga e djemve të broduejit dhe kolonistëve adoleshentë të cilët i këndonin në fundvitet tetëdhjetë linjës më të rëndësishme e më të dendur në pasagjerë të autobusve të Tiranës.
Dy skajet e lagjeve të kryeqytetit Kinostudio dhe Kombinati takoheshin brenda një ore me njëra tjetrën përmes linjës historike. Sot në përmasat e një Tirane të 1 milonë banorëve që shtrihet nga Sauku në Kamëz, kënga urbane e ruan aktualitetin. Në temperaturat 40 gradëshe publiku struket nga njëri autobus në tjetrin, ndërsa udhëtarët e Tiranës së re apo Unazës e shohin rrugën dhe botën si turistë me ajër të kondicionuar e sedilje .
Komode, udhtarët drejt Kombinatit dhe Kinostudios duket sikur rrugëtojnë në kuti gjigande hekurishtesh duke përballur temperaturat e vlimit.
Autobusët e Kinostudio Kombinatit janë relike shëtitëse të pas viteve '90 -të. Dikur ishin fizarmonikat e bardha me të kuqe si dhe Saviemat teksa tani rezistojnë ende portokallinjtë. është ora që legjendat të ruhen në muze ndërsa sipas udhëtarëve për të moshuarit dhe fëmijët dhe banorët e dy lagjeve më të njohura të Tiranës të gjallojë e qeshura e modernitetit të lëvizjes në transportin publik, të paktën në cilësinë e lartë teknologjisë kineze.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›