Demonstratë e madhe në Uashington kundër presidentit Obama
Dy muaj para zgjedhjeve për Kongres, mijëra amerikanë të ultra së djathtës politike, kanë protestuar në Uashington kundër politikës së presidentit amerikan Barack Obama. Protesta, sipas tyre, kundër rënies së vlerave dhe ndikimit tepër të madh të shtetit qysh prej ardhjes së Barack Obamës në postin e presidentit, është organizuar nga e ashtuquajtura lëvizja konservatore Tea-Party. Oratorja kryesore në këtë tubim ishte Sarah Palin, ish - kandidate e Partisë Republikane për postin e zëvendëspresidentit amerikan, e cila bëri thirrje për forcimin e vlerave kombëtare dhe fetare në vend.
"Ne nuk duhet të bëjmë një transformim fundamental të Amerikës, siç duan disa të tjerë, por duhet t'i rikthejmë vendit vlerat dhe nderin", deklaroi Palin.
47 vjet më parë aktivisti për të drejtat e njeriut Martin Luther King, mbajti po në të njejtin vend fjalimin e shquar "I have a Dream". Kritikët janë të mendimit se ultra-konservatorët kanë dashur t'a shfrytëzojnë këtë përvjetor për qëllimet e tyre.