E Diel, 1 Nëntor 2026

Autobusët e rinj Kombinat-Kinostudioi, Basha: Shpresoj që ish-kryebashkiaku të mos pretendojë se e kopjuam

Gazeta Shqip

lulzim bashaNisin nga funksionimi 20 autobusët e linjës urbane Kombinat Kinostudio dhe ndër pasagjerët e parë të linjës ka qenë kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Dua të shpreh edhe njëherë kënaqësinë që ia dolëm brenda një kohe relativisht të shkurtër, të realizonim zëvendësimin e linjës së vjetër me këtë linjë të re, me këtë park të ri autobusësh dhe besoj se ky premtim i mbajtur do të mirëpritet nga banorët por dua ti siguroj që premtimi tjetër jo vetëm nuk është harruar por është në rrugë të mbarë, pasi në këtë linjë, ashtu sikundër në dy linja të tjera kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë franceze dhe BE po vazhdon projektin teknik që do të çojë drejt vendosjes së linjave të tramit, me qëllim ofrimin e këtij shërbimi evropian edhe në qytetin e Tiranës u shpreh ai. Kryebashkiaku Basha ka ironizuar edhe qëndrimin e ish-paraardhësit të tij Edi Rama, i cili sipas tij çdo projekt të Bashkisë e konsideron si ide të tij.

Para se të marr autobusin së bashku me bashkëqytetarët e mi, dua të shpreh dëshirën që të mos kemi akuza edhe për këtë linjë, që e kopjuam apo që ndodhej në programe, pasi fakti është që kjo linjë ka qenë në gjendje të mjerueshme prej më shumë se një dekade. Fakti është që banorët e kanë kërkuar përmirësimin e shërbimit për një kohë shumë të gjatë dhe fakti është që ky përmirësim shërbimi erdhi atëherë kur Bashkia ktheu vëmendjen tërësisht ndaj qytetarëve dhe kështu do të vazhdojë tu shërbejë qytetarëve, me devocion, me vendosmëri, përtej demagogjisë dhe luftës politike theksoi Basha.

Autobusët do të shërbejnë pa ndërprerje nga ora 05.00 e mëngjesit deri në orën 24.00 e natës, gjatë verës dhe nga ora 05.30 e mëngjesit deri në orën 23.00 të natës, gjatë dimrit.

25 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Autobusët e rinj Kombinat-Kinostudioi, Basha: Shpresoj që ish-kryebashkiaku të mos pretendojë se e kopjuam burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›