E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, nivel rekord papunësie

Gazeta Shqip

spanje papunesiNiveli i papunësisë në Spanjë ka arritur rekord të ri në çerekun e parë të vitit 2013, duke u ngritur për të parë herë në mbi 6 milionë njerëz.

Instituti i Statistikave Kombëtare në Madrid tha të enjten se papunësia në tre muajt e parë të vitit arriti në 27.16% krahasuar me 26% sa ishte vitin në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Spanja si ekonomia e katërt më e madhe në eurozonë, po përballet me një recesion të thellë që u shkaktua nga kolapsi i vitit 2008 të tregut të patundshmërive.

Në pikun e ngritjes ekonomike të Spanjës në vitin 2007, shkalla e papunësisë ishte nën 8 për qind.

Qeveria konservatore e kryeministrit Mariano Rajoy, që erdhi në pushtet në dhjetor të vitit 2011 me premtimin për më shumë vende pune, do të paraqesë një pako të re të reformave të premten që synojnë të ringjallin ekonominë spanjolle.

25 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Spanja, nivel rekord papunësie burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›