E Diel, 1 Nëntor 2026

Autobusi i linjes Tirane-Athine aksidenton per vdekje nje kalimtare

Rikthehen aksidentet e rënda në aksin që lidh sheshin “Rilindja”, ish kryqëzimi i Zogut të Zi me rreth rrotullimin e Doganës së Tiranës. 

Një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësore, rreth mesdite. Aksidenti ka rezyultuar fatal për këmbësoren, e moshuar 78-vjeçare, Salushe Pëllumbi, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes. 

Policia shoqëroi drejtuesin e autibusit, i cili ka dhënë edhe deklarimet përkatëse për ngjarjen. 

Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë shkujdesi i vetë të moshuarës, por edhe shpejtësia mbi normat e lejuara për atë segment rrugor, duke e bërë të pashmangshëm aksidentin. 

Bashkia e Tiranës ndërhyri në këtë aks rrugor duke vendosur një semafor për lëvizjen e kalimtarëve, por edhe kjo masë ka qenë e pamjaftueshme për ta hequr atë nga harta e zezë e aksidenteve të rënda rrugore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›