E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISSH Zbritje deri ne 6 per kontributin vjetor te sigurimit vullnetar

Krahas pushimeve, apo çmalljes me familjarët, emigrantët mund të bëjnë gjatë qëndrimit në Shqipëri një investim për të ardhmen e tyre….
Të sigurojnë një pension minimal duke kontribuuar vullnetarisht për vitet që u mungojnë në librezën e kontributeve 

Me rritjen e pensioneve në fillimit të këtij muaji edhe masa e kontrubutit shënoi rritje, por duket se Instituti i Sigurimeve po u kushton vëmendje emigrantëve, pasi ofron një ulje deri në 6 % për kontributin vullnetar 

Sportelet e ISSH-së janë të hapur në të gjitha rrethet, sipas drejtuesve të institutit dhe mjafton një kontratë dhe pagesa në bankë për periudhën që doni të siguroheni. 
Në skemën e sigurimit vullnetar numërohen gati 28 mijë persona, ku çdo vit regjistrohen mesatariasht 7-8 mijë persona. 
Sigurimi vullnetar është një zgjidhje edhe për ata që janë siguruar për pagën minimale, por duan të kontribuojnë për të siguruar një pension më të lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›