E Diel, 1 Nëntor 2026

Autobusi përplaset me stacionin në Suedi, disa të vrarë dhe të plagosur

Disa persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një autobus u përplas me një stacion autobusi në qendër të Stokholmit.

Aksidenti ndodhi në rrugën Valhallavägen, në kryeqytetin suedez.

Në një deklaratë, policia thotë se ngjarja është klasifikuar si vrasje nga pakujdesia.

Policia shtoi se për momentin nuk po jep komente mbi numrin, gjininë apo moshat e të prekurve.

“Është një incident serioz,” deklaroi zëdhënësja e Transportit të Stokholmit, Sophie Gunnarsson. Ndërkohë, Oscar Davila, menaxher operacioni për shërbimin e shpëtimit, konfirmoi se disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›