E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekursi për zëvendësimin e masës së sigurisë, data e seancës së rradhës së Ilir Metës në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 nëntor për shqyrtimin e rekursit të ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Seanca do të zhvillohet në orën 12:30 në dhomë këshillimi ndërsa relator do të jetë Ilir Panda.

Ilir Meta qëndron në paraburgim prej 21 tetorit të 2024-ës.

Në dosje, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, në lidhje me lobimin e LSI në SHBA.

Nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, dhe shtetasit Pirro Xhixho e Ema Çoku akuzohen gjithashtu për pastrim parash dhe korrupsion. Konkretisht, Xhixho për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, në bashkëpunim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›