E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobuzët e Unazës, me kamera e kondicionerë

Linja e transportit urban të Unazës ka nxjerrë në qarkullim autobusë të rinjë të cilët kanë ndikuar në një shërbim më të mirë për kryeqytetasit.

Tashmë ata që udhëtojnë brenda Tiranës me linjen e Unazës, udhëtojnë me kushte më komode, por edhe më të sigurtë, në një hapësirë me ajër të kondicionuar por dhe të survejuar nga kamerat.

Qytetarët e Tiranës janë shprehur të kënaqur për këtë shërbim, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që autobusët vëzhgohen me kamera dhe se shmangin vjedhjet dhe problemet e tjera, por dhe që posedojnë kondicionerë.

Në çdo ndalesë në stacione, shoferi tashmë mund të ia komunikojë udhëtarëve se ku ndodhen saktësisht,përmës mikrofonit të instaluar në autobus.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›