Qeveria greke lehtëson proçedurat për nënshtetësinë e emigrantëve

Më në fund qeveria greke ka kaluar ligjin për lehtësimin e aplikimit për nënshtetësi për emigrantët e shumtë të huaj si edhe për fëmijët e emigrantëve që jetojnë prej shumë kohësh në shtetin helen. Në këtë mënyrë qeveria e Papandreut ka mbajtur premtimin e dhënë emigrantëve gjatë fushatës elektorale lidhur me integrimin e tyre, duke ditur se kjo iniciativë e kryeministrit Jorge Papandreu do të kishte edhe çmim politik. Reagimet e para nuk vonuan, ku opozita me në krye Samara, brenda një kohe të shkurtër, kishte mbledhur rreth 2 milionë nënshkrime, për organizimin e një referendumi popullor për këtë çështje. Kalimi i ligjit për shtetësi në Parlamentin e Greqisë është interpretuar nga shumë komentatorë politikë grek një fitore përballë ksenofobisë së opozitës, që kishte deklaruar se kur të vinte në pushtet do të shfuqizonte këtë ligj.
Ministria e brendshme u ka dërguar qarkoren përkatëse zyrave të shërbimit të prefekturave, ku u jep udhëzime lidhur me zbatimin e ligjit për dhënien e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve, që kanë lindur në Greqi, si edhe për ata fëmijë që kanë krye të paktën gjashtë vjet në shkollat e sistemit e detyruar arsimor shtetëror. Emigrantët që mendojnë se plotësojnë kushtet duhet më parë të marrin formularët në prefekturë, e më pas duhet ta dorëzojnë atë në prefekturën ku banojnë. Dhënia e shtetësisë fëmijëve të emigrantëve ka një rëndësi të madhe pasi fitojnë të drejta sociale dhe politike që sot u mohohen prindërve të tyre. Nënshtetësia fëmijëve u jep të drejta politike që të zgjedhin apo të zgjidhen në votimet vendore dhe parlamentare. Kjo gjë u jep më shumë të drejta në krahasim me ata që nuk fitojnë nënshtetësinë, por kjo nuk detyron njeri që ta marrë atë me zor,por gjithashtu jepet në bazë të kritereve të vendosura nga shteti grek.