Automjeti përplas 72-vjeçarin në Pogradec, i moshuari dërgohet në spital. Në Vlorë, makina godet trafikndarësen

Dy aksidente janë shënuar sot, por fatmirësisht pa viktima.
Në orët e para të mëngjesit në Pogradec, një makinë ka përplasur një qytetar i cili po lëvizte me biçikletë.
72-vjeçari ishte duke shpërndarë qumësht kur është goditur nga një makinë me targa greke. I moshuari është çuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkaq, sot në mesditë në Vlorë, një makinë është përplasur me trafikndarësen në rrugën Transballkanike.
Mësohet se shoferi ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe ka rrëshqitur, duke u përplasur në trafikndarëse.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar makina, por drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime./vizionplus.tv