E Premte, 6 Nëntor 2026

Automjeti përplas këmbësorin në Mat, ndërron jetë 70 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Urakë të qytetit të Matit ku një 70 vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve, rreth orës 17:25, drejtuesi i një automjeti, një shtetas 40 vjeçar, ka humbur kontrollin duke aksidentuar një këmbësor. Ky shtetas, për fat të keq ka humbur jetën në spital.

Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›