E Diel, 1 Nëntor 2026

Automjeti përplas për vdekje 66-vjeçarin në Durrës, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Një 66-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se rreth orës 10:30, një 26-vjeçar me iniciale A.T., teksa po drejtonte automjetin e tij në lagjen 13 të Durrësit, ka përplasur 66-vjeçarin F.D., i cili pasi është transportuar në spital ka ndërruar jetë.

Sakaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.

“Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen 13, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç. Shtetasi F. D. është transportuar në spital, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë më pas në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›