E Diel, 1 Nëntor 2026

Ringrihet kisha e Shën Gjergjit , shugurohet kisha shekullore e rindërtuar me kontributin e banorëve

Kisha e Shën Gjergjit në Rras të Butë, në Lezhë, është ringritur nga themelet, duke rikthyer në jetë një prej objekteve të rëndësishme të trashëgimisë fetare dhe kulturore të kësaj treve.

Kryetari i Njësisë Administrative Ungrej, Agustin Zefi, vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e komunitetit  në rindërtimin e kishës.

Kisha shekullore ishte shkatërruar gjatë periudhës së komunizmit, ndërsa sot, pas shumë vitesh, ajo është rindërtuar falë kontributit dhe përkushtimit të banorëve të Rrasit dhe Zimjave.

Banorët e konsiderojnë ajo vetëm një objekt kulti, por pjesë të historisë, identitetit dhe traditës së tyre.

“Rreth vitit 1920 ka qenë ndërtuar kisha e Shën Gjergjit. Rreth vit 1967 si shumë kisha të tjera patë fatin e shkatërrimit edhe kjo kishë. Besimi nuk shuhet kurrë. Është iniciativa e banorëve të këtyre dy fshatrave Zimaj dhe Ras, të cilët patën dëshirën për ta ndërtuar këtë kishë përsëri”, tha një banor.

Nisma për rindërtimin e kishës dëshmoi gjithashtu lidhjen e fortë të komunitetit me trashëgiminë dhe vlerat shpirtërore të kësaj zone.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›