Automjeti përplaset me ambulancën në aksin Shkodër – Malësi e Madhe, humb jetën shoferi

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”.
Një automjet është përplasur me një ambulancë , ne fshatin Vrakë, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi I automjetit tip golf.
Viktima është Abaz Kuka, 55 vjeç, ndërsa si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur e plagosur edhe vajza e tij 18 vjeçare, teksa pasagjeri tjetër që udhëtonte me të nuk ka pësuar lëndime.
Ndërkohë policia ka shoqëruar shoferin e ambulancës për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e aksidentit.
Një aksident tjetër ndodhi në aksin Fier- Libofshë, ku një motomjet është përplasur nga një automjet tip “ Opel” dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier.
Ky aks rrugor njihet si njollë e zezë për aksidentet , pasi ka patur raste të shumta të përplasjeve edhe fatale të automjeteve.
Makina përplaset me ambulancën, humb jetën shoferi i mjetit në rrugën Shkodër- Hani i Hotit
/vizionplus.tv