E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksidentohet familja me 6 anëtarë në Rrugën e Arbrit, një viktimë dhe pesë të plagosur! Një prej fëmijëve në gjendje të rëndë

Gjashtë anëtarë të një familjeje janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur ura e qytetit Valikardhë.

Shtetasi Edmir Zogu duke drejtuar automjetin tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e tij, Matilda Zogu. Të plagosur kanë mbetur edhe katër fëmijët e çiftit.

Një prej tyre mësohet se është në gjendje të rëndë. Të plagosurit, raporton gazetari i Vizion Plus, Dritan Kurti, janë nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për ndihmë mjekësore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›