Automobilizem 29 njerez u plagosen ne nje aksident te frikshem

Arena është po ajo. Pista e gjerë dhe me kthesa të shpejta në Dejtona, pranë plazhit me të njëjtit emër në Florida.
Të paktën 29 njerëz u plagosën në një aksident të frikshëm që ndodhi në momentet e fundit të garës kombëtare “NASKAR”.
Të paktën 10 makina u përfshinë në këtë aksident dhe në një moment makina e pilotit Kajl Larson fluturoi në ajër. Për fat, vetëm një pilot mbeti i plagosur sipas lajmeve të mediave amerikane, ndërsa Kejl Larson arriti të dilte vetë dhe i padëmtuar nga makina e tij.
Tifozët u plagosën për shkak të copërave të makinave që fluturuan nga të katër anët si efekt i përplasjes. Plot 14 spektatorë u dërguan në spitalet aty pranë dhe po ashtu piloti Majkëll Anit i skuadrës “Riçard Peti Motorsports” u dërgua në Qendrën Mjekësore “Halifaks” në Dejtona dhe u mbajt nën kujdesin mjekësor.
Gjithsesi, sipas organizatorëve, kjo përplasje besohet se nuk do ta pengojë garën kryesore që pritet të zhvillohet sot në pistë, të quajtur “Dejtona 500”, në edicionin e saj të 55-të.
Në këtë garë, Denisa Patrik do të jetë gruaja e parë në histori që do të niset nga “pole position”, pra nga vendi i parë.