E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autopsia: Vdekja nga shperthim eksplozivi

Vdekja e kreut te Partise demokristiane Aleks Keka ka ardhur si pasoje e shperthimit te eksplozivit. Eshte ky perfundimi i analizave shkencore te autopsise se trupit te viktimes. Keto rezultate hedhin poshte te gjithe pistat e tjera vecanerisht ato te dhene nga policia e shtetit e cila aludoi se vdekja e viktimes mund te kishte ardhur si pasoje e shperthimit te gazit ne makine. Burime nga eksperte mjekoligjor sebashku me grupin hetimor bejne te ditur se nga shperthimi Keka kishte marre demtime te medha ne pjesen e mesit se trupit . Nga menyra e demeve fizike te viktimes, dyshohet se eksplozivi eshte vendosur poshte sediljes se shoferit. Sipas policise mesohet se jane shoqeruar 20 persona per t’u pyetur ne lidhje me ngjarjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›