Autori i “Jetë me integritet”: Shqipërisë i duhet një lidership për qytetarët

Shqipëria duhet të kuptojë se për tu bërë një komb i madh nuk mjaftojnë vetëm arritjet në ekonomi dhe se në krye duhet të ketë një lidership që mendon mbi të gjitha për qytetarët e saj. Ky është opinioni që jep shkrimtari i njohur, Eric Metaxas, autori i dy librave bestseller, pasi ka vizituar për të disatën herë vendin tone.
Autor i librave për fëmijë, autor i satirave, por mbi të gjitha i njohur për bestsellerin “Bonhofer”, i cili u vlerësua me cmimin libri i vitit dhe që në Shqipëri erdhi i përkthyer nën titullin “Jetë me integritet”.
Metaxas shprehet i impresionuar, nga fakti se “Jetë me integritet” u shpërnda 2 vjet më parë në 200 kopje edhe gJatë grevës së deputetëve socialistë.
Ndërkaq ai përcolli edhe emocionet, kur mori ftesën për të folur në një nga eventet më të rëndësishme në SHBA, në mëngjesin e lutjeve.