E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e 27-te e greves se urise

Pas një dite të tensionuar mes grevistëve dhe policisë, pas një urdhëri të gjykatës për shpërndarjen e kësaj greve, panorama në sheshin ku zhvillohet kjo grevë është krejtesisht ndryshe.

Tensioni i një dite me parë u largua, ndërsa ankthi i pritjes së një dialogu ka zënë vend sërish brenda grevës. Të vendosur për të mos u larguar deri ne vdekje nga kjo tende, ata jane ne nje pritje jo vetëm të Qeverise për të zgjidhur problemet e tyre, por edhe te nje mbeshtetjeje me te madhe nga shoqeria shqiptare.

Ndersa Qeveria nuk pranon dialogun duke e shprehur prerazi vendimin e saj, policia ja ka Greva e uriseOSBE: Duhet dialog Rikthehet Gjergj Ndreca Grevistët: Do hedhim shortin e vdekjes bere te ditur vendimin e gjykates, grevisteve dhe ka kerkuar bashkpunim ne nderprerjen e saj, por duke theksuar se nuk do te kryeje asnje veprim te dhunshem per ta shperndare kete greve. Nderkohe qe nga shtate greviste qe ndodhen ne tende, dy prej tyre jane ne gjendje te renduar shendetesore.

Koordinatori i greves Skënder Tufa u tha gazetareve se vendimi i gjykatës do te apelohet nga Komiteti i Helsinkit qe ka marre persiper te beje mbrojtjen e tyre ne kete çeshtje, ndersa ftoi forcat politike ne vend t'i jape nje mbeshtetje kesaj greve.

"Këtu po luhet me jetën e qytetarëve. Opozita shqiptare duhet të jetë aktive ne veprimet e saj ne kemi mirepritur çdo politikan të flasë si qytetar", tha Skendër Tufa.

Nje tjeter ish-grevist urie dy vjet me pare, per arsye ekonomike, nenkryetari i Shoqates te  Paraplegjikeve shqiptare, duke e mbeshtetur kete greve i kujtoi te gjitheve, se pas nente ditesh qe paraplegjiket kishin ndërmarrë të njejtin veprim si ish-te perndjekurit u genjyen nga qeveria se problemet e tyre do te zgjidheshin.

"Na vjen keq kur shohim këtë gjendje. Të njëjtën gjë bëmë edhe ne para një viti, na premtuan se do të na plotësonin kërkesat, por jo vetëm që nuk na i plotësuan ato, porna hoqën edhe disa përfitime që ne kishim", thotë paraplegjiku.

Arrestohet koordinatori i grevës së urisë

Policia e Tiranës arrestoi rreth orës 21.00 të mbrëmjes së të mërkurës koordinatorin e greves së urisë Asllan Patriotin, 59 vjeç, i akuzuar se me anë të mashtrimit i ka marrë një shtetasi italian shumën prej 700 eurosh.

Në komunikatën për shtyp policia sqaron se, "Në muajin qershor 2012, një shtetas italian denoncoi vjedhjen e automjetit të tij personal, i cili pas pak ditësh u gjet dhe ju kthye pronarit, nga strukturat e policisë së komisariatit të policise Nr.4. Shtetasi italian prej kohësh, pas gjetjes së automjetit të vjedhur ishte nën presionin e shtetasit shqiptar Asllan Patrioti për t’u paguar, pasi pretendonte se kishte ndikuar për gjetjen e automjetit të vjedhur".

Ne zbatim edhe të urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, poliocia ekzekutoi urdherin e  arrestimit te shtetasit Asllan Patriotit, në kushtet e flagrancës. Policia tha se ka prova filmike dhe shumen e eurove te sekuestruara qe i ka derguar ne prokurori si prova materiale.

Topi: Indiferencë kriminale

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka akuzuar Qeverinë se është duke treguar një indiferentizëm kriminal ndaj grevistëve dhe akteve të tyre të vetëflijimit, por ka refuzuar të komentojë vendimin e Gjykatës për shpërndarjen e tyre.

"Në gjithë jetën time qytetare, politike dhe institucionale nuk kam diskutuar ndonjëherë vendimet e gjykatave", tha Topi.

Sakaq ish-Presidenti i Republikes eshte shprehur se Shqiperia do të marrë statusin e vendit kandidat edhe pse ai është i kushtëzuar.

"Unë besoj që Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat dhe uroj që ta marrë sa më shpejt, sepse duke qenë pjesë e Europës do të kuptohet se si disa politikanë janë shumë larg Europës", tha Topi.

Keto deklarata kreu i FRD-së i ka bere nga Korça ku ka zhvilluar takimin e pare me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force të re politike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›