E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoritetet britanike kane arrestuar nje klerik islamik radikal

Autoritetet britanike kane arrestuar nje klerik islamik radikal i akuzuar per lidhje me ish-udheheqesin e al-Kaides Osama Bin Laden si pjese e nje perpjekjeje per deportimin e tij ne Jordani.

Britania eshte perpjekur te ekstradoje klerikun jordanez Abu Qatada qysh nga viti 2005 duke argumentuar se ai perben rrezik per sigurine kombetare. Jordania e ka denuar zotin Qatada ne mungese mbi akuzat per terrorizem lidhur me dy komplote me bomba.

Por Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut vendosi ne janar se ai nuk mund te debohet sepse prova e perdorur kunder tij mund te jete marre duke perdorur torture.

Sekretarja e Brendshme britanike Teresa May i tha Parlamentit se ajo mori garanci te reja nga Jordania se provat e marra prej torturave nuk do te perdoren kunder klerikut Qatada. Sekretarja May e cili vizitoi Jordanine muajin e kaluar tha se ajo besonte se kjo garanci do te hapte rrugen per te bindur gjykatat qe te lejonin vazhdimin e procedurave te deportimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›