E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik deshmon ne gjyq

Ekstremisti i djathte norvegjez Anders Behring Breivik deshmon sot ne gjyqin qe po zhvillohet ndaj tij nen akuzat per vrasje dhe terror. Breivik ka pranuar vrasjen e 77 personave por pretendon te kete vepruar ne vete-mbrojtje.

Deshmia e tij u shty sot per pak kohe ndersa gjykata zevendesoi nje prej anetareve te trupit gjykues i cili ishte shprehur publikisht se i pandehuri meritonte denimin me vdekje. I pandehuri me pikpepamje ekstremiste anti-islamike pretendon se ai i sulmoi zyrat qeveritare ne Oslo dhe nje kamp te rinjsh per te goditur sic shprehet ai forcat e majta politike qe ai i fajeson per lejimin e imigracionit ne Norvegji.

Televizioni norvegjez do te transmetoje pjese nga gjyqi por nuk eshte lejuar te transmetoje deshmine e te pandehurit qe eshte planifikuar te zgjase pese dite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›