Autoritetet kosovare udhetojne drejt OKB-se gati te perballen me Serbine
Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe ministri i jashtem Skender Hyseni u nisen diten e djeshme per ne Nju Jork per te marre pjese ne asamblene e pergjithshme te OKB-se e cila me nente shtator shqyrton rezoluten e Serbise. Ky shtet synon rifillimin e bisedave per statusin e Kosoves. Sejdiu me kete rast u beri thirrje vendeve qe ende nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves qe ta bejne nje hap te tille duke vleresuar se njohja e Kosoves eshte nje ndihme edhe per proceset integruese te rajonit. Kete thirrje presidenti Sejdiu e beri gjate nje ceremonie per nder te 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes dhe pak ore para nisjes per ne Nju York ku se bashku me kryeminstrin Hashim Thaci dhe ministrin e jashtem Skender Hyseni do te qendrojne per disa dite ne perpjekje per te siguruar sa me shume njohje per Kosoven. Gjate qendrimit atje delegacioni kosovar do te perpiqet qe te pengoje edhe miratimin e mundshem te rezolutes se Serbise e cila synon rihapje bisedimesh per statusin e Kosoves. Ne korrik Gjykata Nderkombetare e Drejtesise i dha vule te fuqishme legjitimitetit te shtetesise se Kosoves. Prandaj ftojme vendet nga te kater anet e botes qe ta shpallin pranimin e shtetit tone dhe tia hapin kesaj pjese te Europes juglindore udhen e integrimeve te pakthyeshme euro-atlantike theksoi presidenti kosovar. Presidenti para nisjes per ne Nju Jork perseriti qendrimin se jane te kota perpjekjet e Serbise per negociata te reja per statusin apo edhe per ceshtje te brendshme te Kosoves.
Ai tha me tej se Pakoja e Ahtisaarit mbetet baze per institucionet e Kosoves dhe asgje nga kjo nuk do te ndryshoje.
Nderkohe ministri i Puneve te Jashtem Skender Hyseni tha se veprimi me i mire i Serbise eshte qe ajo te terheqe rezoluten para se ajo te debatohet ne Asamblene e Pergjithshme. Sipas Hysenit jane bere te gjitha pergatitjet qe kjo Rezolute te deshtoje. Presidenti Sejdiu dhe ministri Hyseni theksuan se ka sinjale te mira per njohje te reja per shtetin e Kosoves.
Tadic per Rezoluten Kompromis me BE-ne por jo dialog me Kosoven
Presidenti serb Boris Tadic beson ne gjetjen e nje kompromisi me Bashkimin Europian per tekstin e Rezolutes qe do paraqitet ne OKB por perjashton dialogun me lideret e Kosoves. Pas takimit me kryeministrin slloven Barut Pahor ne Slloveni Tadic ka thene se megjithese Serbia respekton te drejtat legjitime te shqiptareve te Kosoves nuk mund te pranoje dialogun me zyrtaret e te ashtuquajturit shtet i Kosoves. Presidenti serb tha se eshte i bindur se nje kompromis mund te arrihet ne lidhje me tekstin e draft rezolutes serbe per Kosoven qe do te paraqiten ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se me 9 shtator. Ai ka thene se nje zgjidhje mund te gjendet per te kenaqur Serbine dhe BE-ne dhe te hape rrugen per fillimin e dialogut per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves. Serbia nuk ka asnje interes te vonoje zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves te ngrije procesin apo te jete jo konstruktive- shtoi ai.
5 Shtator 2010