E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debimi i romeve nga Franca PE-ja harton rezolute kunder perjashtimit social



Parlamenti Europian planifikon te hartoje nje rezolute e cila do te kundershtoje perjashtimin social ne vende te ndryshme kryesisht ne France ku kohet e fundit jane debuar rreth 8.300 rome. Qeveria franceze po perballet me kritika gjithnje e me te ashpra per shkak te kursit te saj pa kompromis ndaj romeve. Komisioni Europian po shqyrton nese Parisi ka shkelur parimet e BE-se per levizjen e lire te qytetareve. Nje shumice e madhe europarlamentaresh e konsideron menyren e veprimit te autoriteteve franceze si diskriminim te nje grupi te popullsise dhe shkelje te se drejtes europiane. Per kete arsye parlamenti synon miratimin e nje rezolute kunder debimeve. Dimitris Komodromos eshte zedhenes i grupit parlamentar te socialdemokrateve dhe socialisteve Romet jane qytetare te Bashkimit Europian dhe per kete arsye duhen respektuar te drejtat e tyre. Theksi duhet vene tek integrimi i tyre ne vend te perjashtimit dhe debimit. Ne projektrezolute Frances i behet thirrje ti jape fund menjehere debimeve. Por grupeve parlamentare iu mungojne ne kete teme fjale te qarta nga Komisioni. Komisionerja pergjegjese Viviane Reding ende nuk eshte shprehur qarte se cfare mendon per sjelljen e autoriteteve franceze.

5 Shtator 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›