Autoriteti i Aviacionit Civil, marrëveshje mirëkuptimi me Autoritetin Aeronautik Rumun

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) dhe Autoriteti Aeronautik Civil i Rumanisë, nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit mes tyre, për forcimin e bashkëpunimit.
Sipas AAC-së, marrëveshjet konsistojnë në bashkëpunimin mes dy institucioneve në fusha me interes të përbashkët.
“Bashkëpunimi do të çojë në rritjen e kapaciteteve, përfitimin e ndërsjellë dhe adresimin e sfidave në mënyrë të koordinuar dhe harmonizuar ”, bën të ditur AAC. /j.p/
1 nga 2