Autoriteti i Konkurences ne pritje te aplikimit te ARMO-s per shitjen

Kompania ARMO ka ndryshuar pronar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, por nuk ka njoftuar për përqëndrim tregu pranë Autoritetit të Konkurencës. Kjo procedurë e munguar mund t’i kushtojë një gjobë 13 milionë euro, pra 10% e vlerës së xhiros së deklaruar. Megjithatë përfaqësues të Autoritetit të Konkurencës, bëjnë të ditur për ABC se janë në pritje të deklarimit për përqëndrim të kompanisë ARMO. Sipas tyre , vetem pas kerkeses se kompanise Autoriteti do të bëjë vlerësimet dhe do te jape autorizimin e përqëndrimit, pra kontrollit të pjesës më të madhe të aksioneve nga një kompani tjetër.
Një praktike të tillë autoriteti e ndoqi në tetori të vitit 2008, kur autorizoi përqëndrimin e realizuar përmes shitblerjes së 85% të aksioneve të ARMO Sh.A tek shoqëria e përbashkët AMRA SH.A. në atë vendim, Autoriteti u ka kërkuar palëve pjesëmarrëse që për çdo transaksion apo ndryshim të pronësisë së AMRA – s, duhej t’I drejtohen Autoritetit të Konkurrences për një vlerësim, përpara realizimit të trasaksionit.
ARMO, e vetmja kompani e përpunimit të naftës në vend u privatizua në shtator të vitit 2008 për vlerën 128 milionë euro. Përpara privatizimit, rafineria e Ballshit, kishte një kapacitet prej 1 milion tonësh në vit, ndërsa ajo e Fierit, 500 mijë tone.