E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjaret e tetovarit Agim Emini terheqin trupin nga morgu

Jane familjaret e Agim Eminit erdhën nga Tetova e Maqedonise të marrin trupin e njeriut të tyre nga morgu, por nuk pranuan të komentojnë për njohjen 52-vjeçarit me 21 vjeçare nga Çorovoda. Me këtë makinë, familjarët morrën trupin e te afermit te tyre dhe u nisën drejt Maqedonisë.
Ndërkohë, vajza vazhdon të mjekohet në pavijonin e Kirurgjisë në Spitalit Qendror të Traumës, për plagën e marre nga arma e autorit.
Sipas policisë, mësohet se vajza vetëm pak kohë më parë është kthyer nga Maqedonia, ku ka punuar për 3 muaj në qytetin e Strugës, ku mendohet se është njohur me tregtarin e sobave të drurit, Agim Emini.
21 vjeçarja sipas policisë, ende nuk ka dhënë shpjegime për rastin për shkak të gjendjes shëndetësore, që tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, gjithçka ka ndodhur në dhomën nr.1 të Hotel “DEJ”-as, ku vajza dhe Emini janë takuar. Pas debateve mes tyre, vajza ka tentuar të largohet ku është qëlluar në shpin nga Emini. Në momentin që vajza është rrëzuar, tetovari ka menduar se ajo ka ndërruar jetë dhe ka kthyer tytën e pistoletës nga vetja, duke tërhequr këmbëzën që i solli vdekjen e menjëhershme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›