Autorja polake, Margo Rejmer vizitë në shkollën e mesme “Asim Vokshi”

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Në ditën e dytë të Festivalit të Letërsisë Evropiane që po mbahet në Tiranë, Margo Rejmer, autorja polake e librit “Balta me e ëmbël se mjalti”, vizitoi shkollën e mesme “Asim Vokshi” në Tiranë.
Ajo foli me nxënësit për gjashtë vitet e saj në Shqipëri, historitë e vërteta që njerëzit ndanë me të dhe se si këto ndikuan në veprën e saj për të kaluarën komuniste të vendit.
Nxënësit e pyetën më tej për procesin e saj krijues, si i zhvillon idetë dhe se çfarë e tërhoqi atë të eksploronte kaq thellësisht epokën komuniste të Shqipërisë.
Ndërkohë në të njëjtën ditë, FELT së bashku me Ambasadën holandeze, udhëtuan drejt Durrësit për disa pjesë të veçanta leximi me fëmijët e shkollave “Eftali Koçi” dhe “14 Nëntori”.
FELT vazhdon sonte në Qendrën e Artit ‘Agimi’ me diskutime nga Miro Gavran, Paolo Giordano, pasuar nga një koncert i Ansamblit Musica Nova.
1 nga 13/a.f/