AUSTRI – Eksperti ushtarak: Nevojiten rreth 150 000 paqeruajtës për Ukrainën

BERLIN, 14 dhjetor /ATSH-DPA/- Një paqe e mundshme në Ukrainë mund të sigurohet vetëm nëse dislokohet një forcë paqeruajtëse prej deri në 150 000 ushtarë të armatosur, sipas ekspertit ushtarak austriak, Koloneli i Forcave të Armatosura Austriake, i, Markus Reisner.
Reisner tha për “Welt am Sonntag” se nevojiteshin të paktën 100 000 deri në 150 000 ushtarë për paqeruajtjen e suksesshme në Ukrainë.
“Numri i trupave paqeruajtëse mund të reduktohet në një fazë të mëvonshme. Por, veçanërisht në fillimin e një misioni të tillë, kërkohet një operacion kompleks logjistik, siç është pastrimi i minave i kryer me kujdes përgjatë vijës së frontit. Nëse forcat janë të vogla, gjasat për shkelje të armëpushimit janë dukshëm më të larta”, tha ai.
Reisner shërbeu në Afganistan dhe Irak mes shumë vendeve të tjera dhe konsiderohet një ekspert ushtarak ndërkombëtar.
Organe të ndryshme ndërkombëtare po diskutojnë një mision të mundshëm paqeje, që u sugjerua nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump.
Reisner tha se evropianët të vetëm, nuk mund të sigurojnë një zonë të çmilitarizuar në Ukrainë.
“Vendet më të mëdha evropiane, përkatësisht Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia, nuk do të jenë në gjendje të dislokojnë më shumë se 25 000 deri në 50 000 ushtarë në angazhimin fillestar”, tha Reisner. //a.i/