Autostrada Tiranë-Durrës, Rama: Ecuria e punimeve ka arritur në 86%

86% e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës kanë përfunduar.
Lajmin e jep vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Kantieri Tiranë-Durrës. Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%”, shkruan Rama.
Por si kanë ecur punimet në këtë segment të rëndësishëm rrugor?
Kanë përfunduar punimet për shtresën e binderit pothuajse në të gjithë gjatësinë e projektit.
Në nyjen e Laknasit janë kryer punimet e pilotimit.
Në nyjen e Kasharit janë kryer punimet për realizimin e pilotave
Po vijojnë punimet:
– për përfundimin e ndërhyrjeve tek Ura mbi Lanë;
– për ndërtimin e segmentit nga mbikalimi i Kasharit deri tek Ura e Limuthit, ku kanë nisur edhe punimet për zgjerimin e trupit të rrugës.
Punimet po vijojnë sipas grafikut të punimeve, me fokus përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore, njoftojnë autoritetet.