Autostrada, një mrekulli që lumturon shqiptarët e frikëson Edvinin
Në kuadër të turit “Shqipëria në NATO”, shefi i ekzekutivit Sali Berisha vijoi dje vizitën e tij në qytetin e Kukësit, ku kreu një seri inaugurimesh nga investimet e qeverisë në këtë zonë. Kreu i qeverisë, përgëzoi punimet që po kryhen në segmentin Kalimash-Morinë nga 6 kompani, 5 prej të cilave shqiptare dhe 1 maqedonase, që kanë marrë përsipër akset rrugore më të rëndësishme që do të lidhin Shqipërinë me Kosovën. Gjatë inpektimit të një prej urave që po ndërtohet në segmentin rrugor Kalimash-Morinë, Kryeministri vlerësoi se kjo vepër po ecën me shpejtësi dhe theksoi se në tërësi afatet kohore janë respektuar. “Rruga po ndërtohet dhe natyrisht kompleksi i saj në ndërtim është i madh, ndërkohë që kompanitë po punojnë me përkushtim dhe po i përshtasin teknologjitë, në mënyrë që kjo rrugë të jetë e standardeve të larta”, tha Kryeministri Berisha. Sipas tij, firmat kanë kërkesat e tyre dhe është normale që materialet t’i marrin edhe nga Kosova, ndaj ne do të marrim masat që doganat të punojnë me 3 turne, në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e firmave”. Kreu i qeverisë vuri në dukje, se “mundësia e kompensimit të kohës së humbur është e plotë”, ndërsa shprehu kënaqësinë që pjesën më të madhe të punimeve në rrugën Kalimash-Rrëshen e kryejnë kompani shqiptare. Nga Kukësi në Morinë janë 5 ura dhe 2 vija dukte, gjatësia e tyre arrin nga 120 metra deri në 450 metra me një lartësi maksimale prej 50 metra. Punimet për ndërtimin e kësaj ure, e cila ndodhet në fshatin Pobreg kanë filluar në gusht të vitit 2006 dhe për këtë është kontraktuar firma Granit.
Berisha në Kalimash: Malet nuk ndajnë më kombin/Kryeministri Sali Berisha inspektoi punimet në rrugën Rrëshen- Kalimash, segmenti i tretë, të kryer nga kompania Bechtel-Enka në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit. Në këtë segment kanë përfundur rreth 80 përqind e gërmimeve dhe e mbushjeve, ndërkohë që llogaritet se është hapur 7 km nga tuneli në rrugën nacionale. Kryeministri Berisha u njoh me punimet në urën 88 në Kalimash, ura më e lartë prej 86 metra, me një gjatësi prej 320 metra. Gjithashtu, kreu i qeverisë inspektoi punimet në tunelin Kalimash-Rrëshen, me një gjatësi prej 5.5 km, si dhe vëzhgoi nga afër punimet e kryera deri tani në brendësi të tunelit. Kryeministri Berisha përshkoi në këmbë rreth 400 metra të tunelit, të cilat janë betonuar, i shoqëruar nga ministrat Sokol Olldashi dhe Genc Pollo, deputetë të zonës, si dhe rektorë të universiteteve. Duke përshëndetur ecurinë e punimeve të kryera nga kompania Bechtel-Enka, Kryeministri vuri në dukje se është realizuar 49 për qind e punimeve në këtë tunel, që është ndër më të mëdhenjtë e më të gjatët në rajon. “Mendimi i parë që të vjen në mendje është se malet nuk ndajnë më kombin, nuk i ndajnë më shqiptarët. Udhëtimi tek tunelet të rikujton legjendat e shkrirjes së maleve, pasi këto janë punime të përmasave gjigande, të cilat kanë bërë që ‘aorta’ e shqiptarëve të mbartë një famë në mbarë Europën, si kryevepër e njeriut”, tha Kryeministri Berisha, duke e konsideruar këtë “si mrekullinë më të madhe shqiptare të kohërave në fushën e ndërtimit”. I pyetur lidhur me pretendimet e opozitës përsa i përket kostos së madhe për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, Kryeministri Berisha u shpreh se “askush më shumë se kjo qeveri nuk është e interesuar për një transparencë të plotë, dhe të gjitha këto punime mund të vlerësohen, llogariten dhe rivlerësohen”. “Më shqetëson frika e kreut të opozitës për të ardhur për të vizituar këtë vepër. Socialistët e Kukësit më njoftuan se në vizitën e tij në muajin mars në këtë qytet, Edi Rama kishte porositur varkë, pasi kishte frikë nga rruga", tha Kryeministri Berisha. Ai e ftoi kreun e PS-së që të vizitojë rrugën, pasi, sipas tij, “me këtë rrugë ndahen dy botë, njëra që ndërtonte bunkere dhe tjetra që ndërton autostrada dhe vepra të tilla”. Lidhur me afatet për përfundimin e kësaj rruge, Kryeministri Berisha garantoi se “shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë do ta kenë rrugën në afatet e parashikuara”. “Nuk besoj se një vepër e tillë e madhe në terrenin më të vështirë të Europës, të mund të jetë ndërtuar me shpejtësinë më të madhe se kjo. Kjo vepër do t'i bëjë shqiptarët shumë më krenarë për vendin e tyre, pasi do të jenë qytetarë të një vendi të zhvilluar”, tha ndër të tjera Kryeministri Berisha. Gjatë një prononcimi për mediat në hyrje të tunelit gjigand, shefi i qeverisë shqiptare kujtoi edhe një thënie të gjigandit të pikturës Leonardo Da Vinçi, i cili pasi përfundoi kupolën e kishës së Firences tha se do të shkonte të mbaronte simotrën e saj në Romë, e cila mund të ishte më e madhe, por asnjëherë më madhështore dhe e bukur sesa origjinalja që sapo kishte përfunduar. Duke vijuar shëmbëlltyrën ai tha se Rruga Rrëshën-Kalimash, e cila po ndërtohej në terrenin më të vështirë që janë ngritur simotrat e saj në Perëndim, do të jetë padyshim një mrekulli inxhinierike, por edhe një mrekulli që do të mbahet mend gjatë tek shqiptarët. Sipas tij, vepra të tjera do të shtohen në të ardhmen, por nuk do të ketë projekt më të madh, më të bukur dhe më madhështor se sa kjo rrugë me këto tunele. Në përfundim kreu i qeverisë përshëndeti përzemërsisht punëtorët dhe drejtuesit e Bechtel Enka, si dhe taksapaguesit shqiptarë dhe të gjithë ata që bënë të mundur këtë kryevepër inxhinierike në Europë dhe në botë.
Qeveria premton financimin e çdo projekti të Bashkisë së Kukësit/“Garantoj se do të financoj çdo projekt të bashkisë së Kukësit”, tha Kryeministri Sali Berisha të shtunën në përurimin e tregut ushqimor të qytetit të Kukësit, një investim prej 50 milionë lekësh. Në vijim të turit “Shqipëria në NATO”, Kryeministri Berisha përuroi tregun ushqimor në qytetin e Kukësit, të cilin e vlerësoi si një treg modern, ku mund të tregtohen të gjitha prodhimet bujqësore dhe si një lehtësi të madhe për tregtarët në tërësi në rrethin e Kukësit. Në kuadër të investimeve në këtë rreth, Kryeministri Berisha vuri në dukje se është një zinxhir prej 9 konviktesh që do të ndërtohen në 9 rrethe periferike dhe një ndër to shumë shpejt do të ndërtohet edhe në Kukës. I shoqëruar nga deputeti Jemin Gjana, si dhe nga ministrat Sokol Olldashi dhe Genc Pollo, Kryeministri Berisha rikujtoi edhe njëherë potencialet e mëdha që ka rrethi i Kukësit, si në burime hidrike, ashtu edhe në ato minerare. Kryeministri vuri në dukje, se “si qark, Kukësi ka në ndërtim e sipër rreth 70 hidrocentrale, nga të cilët ka përfunduar hidrocentrali i Lapajve, 6 të tjerë janë firmosur, 6 janë në bonus dhe shumë prej tyre janë në hartim e sipër”. Kryeministri vlerësoi gjithashtu portencialet e mëdha minerare që ka rrethi i Kukësit në krom, nikel dhe bakër, të cilat kanë një forcë shumë të madhe në fushën botërore. Në këtë drejtim, Kryeministri solli në vëmendje se 1 ton krom në tregun botëror sot shitet 450 USD. Më pas kryeministri Berisha u takua me tregtarët e këtij tregu dhe me qytetarët e qytetit të Kukësit, të cilët kishin dalë në rrethinat e tregut të sapo përurua.
Berisha: Investimet e qeverisë po i japin Kukësit një perspektivë zhvillimi të re/Kreu i qeverisë ka përuruar dje në qytetin e Kukësit rikonstruksionin e cative të banesave në lagjen 1 të qytetit, dhe rikonstruksionin e rrugës së re në qytet, investim i buxhetit të shtetit. Duke përuruar fillimin e punimeve, kryeministri Berisha deklaroi se
“rruga e re që po ndërtohet e bën Kukësin një epiqendër dhe i jep një perspektivë zhvillimi realisht të re”. Ai vlerësoi këtu investimin prej 30 milionë lekësh për rikonstruksionin e këtyre pallateve, sikundër theksoi premtimin që i ka bërë kryetarit të bashkisë së qytetit, për ndërtimin e një pallati që të plotësojë kërkesat për strehim që kanë banorët e qytetit. “Në Kukës ka probleme për strehimin dhe ne jemi të gatshëm për përballimin e tyre”, tha Kryeministri Berisha, duke nënvizuar se të gjitha premtimet e dhëna janë mbajtur. Në këtë drejtim, ai përmendi rrugën që po ndërtohet, tregun e sapopëruruar dhe përurimin e magazinës frigoriferike të patateve.
Ndërkaq, kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se është koha kur kuksianët duhet të shfrytëzojnë pasuritë e tyre, si burimet hidrike, ashtu edhe ato minerare.
Kukësi me bulevard modern/Kryeministri Sali Berisha përuroi dje në Kukës, përfundimin e punimeve në bulevardin e qytetit. “Ky është një bulevard i ri, i rindërtuar tërësisht në një segment prej rreth 1 km, me trotuare dhe ndriçim”, u shpreh Kryeministri Berisha. Ai përgëzoi kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj për kujdesin e treguar për ndërtimin e këtij bulevardi dhe për mbjelljen anash tij, të drurëve nga më të shumëllojshmit si bli, pisha etj. “Ky është një investim tjetër, që i jep Kukësit një bulevard modern evropian”, u shpreh Kryeministri Berisha. Gjithashtu, Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në inagurimin e magazinës frigoriferike të patateve, e ndërtuar në periferi të qytetit të Kukësit. “Ky është një investim prej 60 milionë lekë për përpunimin e patates së Shishtavecit, një nga varietet më të mrekullueshme", tha Kryeministri Sali Berisha. Sipas Kryeministri Berisha, ndërtimi i kësaj magazine frigoriferike është një ndihmë edhe për zonat e tjera që mbjellin patate, madje edhe për tregun shqiptar në të dy anët e kufirit. Duke i’u referuar zonës së Shishtavecit, ku kultivohet dhe mbillet kjo bimë, Kryeministri Berisha vuri në dukje se do të ndërtohet gjithashtu edhe rruga rreth 27 km, për të ndihmuar zhvillimin turistik të zonës. “Shishtaveci është një ndër zonat e pakta, ashtu si zona e Thethit dhe e Valbonës, me burime të mëdha natyrore dhe me kullota alpine, që mund të kthehen në zona turistike dimërore”, vuri në dukje Berisha
Të dhëna teknike nga segmenti rrugor Rrëshen-Kalimash
Disa të dhëna teknike të ndërtimit të këtij aksi rrugor, i cili ndahet në 3 segmente:
- Segmenti i parë Rrëshen-Reps, me gjatësi 19.5 km
- Segmenti i dytë Reps-Thirrë, me gjatësi 26.5 km
- Segmenti i tretë Thirrë-Kalimash, me gjatësi 14.8 km
- Gjatësia totale e segmentit Rrëshen-Kalimash është 60.8 km dhe gjerësia 26 metra
- Shpejtësia e planifikuar e trafikut është 80-100 km në orë
- Tunelet: Janë 2 shpime paralele 5.5 km secili, 27 ura, që në total arrijnë në një gjatësi prej 4 km, ndërkohë që sipërfaqja do të ndërtohet në 6 traversa 40 metërshe, me peshë 165 ton secila.