E Shtunë, 31 Tetor 2026

Av. i Popullit kunder ligjit te shendetit mendor

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka shprehur rezerva për projektligjin për shëndetin mendor i cili është diskutuar në Komisionin Kuvendor të Shëndetësisë.

Ai ka renditur para deputetëve të komisionit arsyet pse është kundër disa prej neneve që lidhen kryesisht me të drejtat e pacientëve të sëmurë mendorë e konkretisht nenit 28 të draftit ligjor në të cilin thuhet se “mbi pacientët e sëmurë mendorë mund të bëhen kërkime shkencore apo eksperimente mjekësore vetëm nëse pacienti u’a lejon këtë gjë”.

Me vërejtjet e Avokatit të Popullit është bashkuar dhe kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vjollca Mecej e cila ishte e ftuar nga Komisioni Kuvendor për të shprehur pikëpamjet e saj në lidhje me draftin ligjor.

Përvec kësaj, ajo ka kërkuar nga deputetët e komisionit të ndërhyjnë sa më parë për të zgjidhur problemin madhor të 117 personave me sëmundje mendore të cilët vuajnë dënimin në burgje në kundërshtim me vendimin e gjykatës e cila i detyron ata të mjekohen në institucionet e psikiatrisë.

Përfaqesuesit e shoqërisë civile thanë se vërejtjet për draftin ligjor i kanë dërguar me shkrim Ministrisë së Shëndetësisë, por ajo s’i ka marrë parasysh ato.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›