E Diel, 1 Nëntor 2026

Mal Berisha veper dedikuar shkrimtarit arl Telford Erikson

Studiuesi, dhe diplomati Mal Berisha prej më shume se tre vitesh është duke punuar në mënyrë intensive për librin e tij më të fundit dedikuar shkrimtarit amerikan Çarl Telford Erikson, i cili ka jetuar për tre dekada në Shqipëri, në periudhën 1908- 1939. Filozofi dhe misionari i njohur i ka dedikuar 4000 mijë faqe në Librin Saga e Shqiptarëve e shkruar por e pabotuar. Berisha na bën me dije se duhet t’i ketë kushtuar atij vite dhe dekada studimi, rreth subjektesh nga më të vjetrat, më të panjohurat dhe më interesantet në Historinë e Shqipërisë
Studiuesi për sjelljen e kësaj figure të panjohur deri më sot për shqiptarët i është referuar materialeve origjinale të ruajtura në Bibliotekat amerikane
Saga e Shqiptarëve në të vërtetë është një libër, i cili përmbledh brenda vetes nën një titull të vetëm, disa libra të shkruar në kohë të ndryshme të cilët janë krejt të veçantë të raste të caktuara por edhe të njëllojtë në raste tjera. Vepra do të botohet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Ai është vërtet një apostull që shpërndan dije në Shqipëri, me shkollat që hapi, me lobimin për Shqipërinë, me pjesmarrjen në veprimtari politike në dobi të çështjes shqiptare, por edhe me shpërndarjen e dijeve për Shqipërinë nëpër botë që nga Italia, Amerika, Zelanda dhe Australia.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›